Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar rikonstruksionin e plotë të kopshtit të 17-të nga 23 gjithsej, duke shtuar kështu një tjetër hapësirë me standarde për fëmijët e Tiranës, por kësaj here ne zonën e Kombinatit.

“Ky është një tjetër projekt i nismës “Adopto një kopsht” që po e mbyllim me sukses. Ka ngelur edhe shumë pak nga hapja e sezonit të ri arsimor dhe jam shumë i lumtur që njerëzit do t’i gjejnë këto në një gjendje shumë herë më të mirë kur të kthehen nga pushimet”.

Me tej, Veliaj pohoi se edhe ky kopsht ofron tashmë të njëjtat kushte dhe cilësi si edhe ato të kopshteve të tjera në qendër të Tiranës.

“Më vjen mirë që kemi ruajtur të njëjtin standard si në Kombinat, si në Bllok, për t’u siguruar që për çdo fëmijë të Tiranës, kemi më të mirën dhe nëse “Harry Potter” merrej me magji, Bashkia e Tiranës duhet të merret me punë dhe ta kthejë me punë atë që fëmijët ëndërrojnë për magji. Shumë faleminderit të gjithë princërve e princeshave këtu në kopësht dhe ju uroj shumë sukses.”

Bashkia thekson se do ta mbaje premtimin që të gjitha kopshtet e zonës urbane në Tiranë të jenë gati me fillimin e sezonit të ri arsimor në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *