Subscribe

Erion Veliaj pranon rritjen e taksave ndaj biznesit dhe veçanërisht ne sektorin e ndërtimit. Duke iu përgjigjur akuzave te opozitës për mbështetjen qe sipas tyre po i behet oligarkëve, Veliaj pohoi se i ka 10-fishuar taksat e biznesit.

 

Kësaj deklarate i kane paraprirë një sere debatesh për ligjin e Teatrit Kombëtar e jo vetëm. Përfaqësuesit e PD dhe LSI e cilësuan antikushtetues shfuqizimin e rolit te këshillit bashkiak për truallin e teatrit.

 

Pas deklaratave opozita ka bojkotuar mbledhjen e këshillit duke deklaruar se do te miratonte vetëm projektvendimet për ndihmën ekonomike dhe strehimin e qytetareve.

 

Kryetari Veliaj iu është përgjigjur akuzave për teatrin kombëtar.

 

Ne lidhje me projektvendimin për dhënien me koncesion te terminalit te transportit publik, edhe kjo e kundërshtuar nga opozita, Veliaj tha se ka miratuar projektin e Lulzim Bashes por pa pallatet e tij.

 

Biletave te transportit urban për fëmijët deri ne moshën 6 vjeç ka qene një tjetër pike e sqaruar nga kryetari Veliaj.

 

Ne mungese te opozitës, duke pasur shumicën prej 31 votash, bashke me 3 kartonët e partisë çame, këshilli bashkiak miratoi projektvendimet qe nuk kërkonin 3 te 5 e votave përfshi dhe koncesionin e terminalit.

 

Ndërsa disa projektvendime për tjetërsime pronash mbeten pa u miratuar. I ndodhur përballe kësaj situate Veliaj deklaroi se pas zgjedhjeve te 2019, PS veç fitores do te siguroje shumicën absolute ne këshill bashkiak.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *