Sfidon opozitën dhe gjithkënd që ka dalë kundër nderimit të këndit të lojërave për fëmijët tek Liqeni. Erjon Veliaj i ka të prera fjalët. Zgjedh të japë dorëheqjen si kryetar i Bashkisë Tiranë, nëse akuzat kundër tij faktohen si të vërteta. Erion Veliaj u dha përgjigje edhe atyre që dolën paraditen e së martës përpara Bashkisë për të protestuar, kundër taksave të reja vendore. Deklaratat kryebashkiaku i bëri gjatë prezantimit të Planit Urbanistik të Tiranës ku theksoi se kryeqyteti nuk mund të lihet me në mëshirë të fatit. Do punohet që Tirana, të jetë qyteti ku të gjithë jetojnë shendetshem tha Veliaj.