Subscribe

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur vetëm pak orë para koncertit të shumëpritur, këngëtarin Ermal Meta. Artistit që triumfoi në Sanremon e këtij viti dhe ishte një ndër tre shqiptarët e Eurovizionit, iu dhurua nga kryebashkiaku “Çelësi i Tiranës”.

 

ERION VELIAJ

“Shumë i lumtur sot që Ermali është në Tiranë. E kemi pritur shumë këtë moment. Ishte një ide që lindi me mikun tonë, ambasadorin italian, për 2 Qershorin, që është Dita e Republikës Italiane, por që të simbolizojë produktin më të mirë italo-shqiptar. Jam shumë i lumtur që e gjetëm produktin më të mirë italo-shqiptar. Dua të them që jemi shumë krenarë për ty. Unë e di që s’ke ardhur shpesh në Tiranë, ndaj tani që do vish më shpesh, ke nevojë për një çelës dhe Çelësi i Tiranës u jepet vetëm miqve specialë të qytetit, atyre që i konsiderojmë gjithmonë me derë të hapur”.

 

Veliaj theksoi se Ermal Meta është një ndër shembujt më të mirë të të rinjve shqiptarë që ia dalin gjithnjë. Ndërsa, këngëtari nuk kishte më shumë se vetëm një falënderim për pritjen.

 

ERMAL META

 

Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar.

 

Fituesi i Sanremos, këngëtari shqiptar Ermal Meta, do të performojë mbrëmjen e sotme së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare në Sheshin “Skënderbej”. Pas tij, një tjetër shqiptare e duartrokitur në botë, Rita  Ora vejn për ciklin e koncerteve të Bashkisë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *