Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve ndermjet dy qyteteve.

 

“Jam shumë i lumtur që si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, po ecim bashkë në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO. Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi mund të ecin bashkë dhe besoj se ka shumë gjëra për të mësuar. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, etni të ndryshme, ama kur punojmë për gjërat që na bashkojnë, mund të prodhojmë histori suksesi si Shkupi dhe Tirana. Jam i bindur se ky është fillimi i një miqësie të gjatë mes dy qyteteve”

 

Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi homologut maqedonas “Kullën e Sahatit”, nderkohe përgëzoi edhe skuadrën multietnike të Bashkisë së Shkupit, e cila përfaqëson edhe realitetin e ri të një qyteti perëndimor.

 

“Jam shumë i lumtur që takova edhe skuadrën, një skuadër mikse, një skuadër multietnike, e cila përfaqëson realitetin e Shkupit modern dhe perëndimor. Ashtu siç tha Petre, që sot në një valë populizmi kudo në Europë, historia e bashkëjetesës, e harmonisë, e njerëzve që punojnë bashkë është ende një histori fituese. Ka sot shumë rryma, jo vetëm në Europë, por edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, ka ende kufoma të të kaluarave tona të hidhura të cilët mundohen të rrinë gjallë dhe të fusin përçarje, të na kujtojnë për gjërat që na ndajnë, jo për gjërat që na bashkojnë”

 

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial për të ecur së bashku dhe për të mësuar nga modelet e suksesshme prej njëri-tjetrit, nderkaq në Mars te këtij viti pritet qe kryebashkiaku te takoje homologun e tij në Shkup.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *