Subscribe

Grupi i njohur “Elita 5” do te ndeze skenën e amfiteatrit tek kodrat e liqenit. Mbrëmjen e premtes, grupi legjendar i rrokut do te performoje këngët me te mira duke festuar kështu edhe 30 vjetorin e krijimit te tij

 

Disa ore para koncertit anëtarët e grupit janë pritur nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili i vlerësoi për frymëzimin nder vite te shume shqiptareve.

 

“Ju falenderoj me gjithë zemër, jo vetëm që keni vendosur të festoni përvjetorin në Tiranë, por edhe se nuk jeni lodhur duke na kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Muzika është një prej tyre, rebelimi po ashtu, të mospajtuarit me disa realitete është një prej tyre”.

 

Ne shenje mirënjohje Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”.

 

“Jo se kohët janë më të vështira se ç’kanë qenë, por për të treguar edhe pak bujari, Çelësin e Qytetit mund ta rezervojmë vetëm për miq të veçantë, që vijnë pa trokitur, që vijnë në çdo orë të ditës dhe të natës, që janë si në shtëpinë e tyre. “Elita 5” na ka ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na ka hapur një dritare në botë, në një moment kur Shqipëria ende nuk e kishte njohur që përtej Adriatikut kishte një botë tjetër”.

 

Ky është një çmim shumë i madh, me të vërtetë çmimi më i lartë që grupi “Elita 5”, ka marrë deri më sot dhe prej sot do të ndihemi si qytetarë të Tiranës, pasi kemi çelësin. Shumë faleminderit që na keni kujtuar, që na keni përkrahur dhe që na prisni çdo herë me pozitivitet e optimizëm kur vijmë në Tiranë.

 

Ne mbrëmje rroku i “Elita 5” do te kumbojë ne kodrat e liqenit me hitet me te mira te grupit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *