Veterani i luftës, shkrimtari dhe publicisti i njohur, Sevo Tarifa, festoi 95-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor kryebashkiaku, Erion Veliaj, i rezervoi një pritje në zyrën e tij për ta uruar.

 

Veliaj i ka dhuruar Tarifës edhe “Medaljen e Mirënjohjes” së Tiranës.

 

 

“Doja shumë një kujtim nga dita e sotme dhe po ashtu edhe në emër të qytetit t’ju dhuroj një medalje mirënjohjeje për të gjithë ata njerëz që i vlerësojmë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, që kanë fituar respektin e brezave, që kanë qenë të ndershëm pavarësisht kohës dhe sistemit, por që kanë treguar që mund të jesh i ndershëm në Shqipëri, mund të punosh me dinjitet dhe t’i ndihmosh njerëzit,” u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku u shpreh se Tarifa edhe në këtë moshë është një frymëzim edhe për brezat e rinj.

 

“Je shumë frymëzim për ne. Të falënderoj shumë që kauza si ajo e luftës, si antifashizmi ju dhe gjithë brezi juaj, shokët tuaj i kanë mbajtur gjallë edhe për brezin tonë. Tani është sfida jonë që t’i mbajmë gjallë për brezin tjetër. Të dhëntë Zoti jetë e shëndet dhe do të doja shumë që Medaljen e Mirënjohjes që ne e ruajmë për personalitetet që i kanë dhënë këtij qyteti kaq shumë kontribute, ta kishe sot për ditëlindje,” tha Veliaj.

 

Edhe veterani e shkrimtari i njohur u shpreh i emocionuar për këtë surprizë dhe vlerësim nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

 

“Është kujtim i bukur. Kam dhe mirënjohjen që na u dha për përvjetorin, por kjo është simbolike, shumë e bukur. Ambienti këtu, biseda, ftesa që na bëre, të falenderojmë për të gjitha,” u shpreh Tarifa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *