Kryetari i bashkisë Erion Veliaj mblodhi në një takim këshilltarët socialistë nw cilësinë e drejtuesit politik tw qarkut. Ai ironizoi kundërshtarët politike duke thënë se vetëm PS mund ta çoj vendin përpara.
“Duhet që agorën e sabotuar të Këshillit Bashkiak ta copëtojmë në agora më të vogla në komunitet dhe të shpjegojmë të gjitha punët që duam të bëjmë Mjafton të shikosh panoramën e Këshillit Bashkiak dhe nuk besoj se ka njeri dilema se kush është grupimi që e çon përpara këtë qytet. Ne vijmë të parët në mbledhje, ne ikim të fundit, dhe vijmë gjithmonë të përgatitur”.
Veliaj u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të jetë forcë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme
“Kush ka menduar se unë, ose kjo administratë, do t’ia varë punës pas 3 mandatesh, e ka gabim. Unë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do të jap gjithçka. Kjo do të jetë fushata ku do të mobilizohem më shumë, ku do të punoj më shumë për këtë fitore. Jo se kam shok Edin dhe jam anëtar i Partisë Socialiste, por se unë besoj se ky lider dhe kjo parti është e vetmja mënyrë se si ne mund të vazhdojmë progresin”.
Erion Veliaj theksoi se sot Partia Socialiste nuk e ka betejën me një parti që mbush vetëm rrugën poshtë shtëpisë se liderit të opozitës Sali Berisha, por e ka betejën me veten për tu dhënë qytetarëve një qeverisje më të mire.