E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve.

Është vetë Parlamenti Global i Kryebashkiakëve që përmes një njoftimi zyrtar bën me dije këtë vendim, ndërsa shpreh vlerësimet për këtë bashkëpunim.

 

GPM thekson se edhe në të kaluarën, kryebashkiaku Veliaj ka marrë pjesë në Samitet Vjetore të GPM-së 2021 dhe 2022, si dhe në webinarët “Forcimi i Strategjisë së Qyteteve më të Sigurta duke iu përgjigjur COVID-19” dhe “Rimendimi i qytetit: si reagojnë kryebashkiakët ndaj nevojat e një qyteti post-COVID.”

Reklamë

 

Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj janë dhe pjesë e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities, ndërkohë që këtë vit Tirana është dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë