Subscribe

Bashkia e Tiranës ka vijuar me fushatën e mbjelljes së pemëve. Kryebashkiaku Veliaj bëri thirrje që çdo çift i cili kurorëzon dashurinë në Tiranë, por edhe prindër që sapo janë bërë me fëmijë t’i festojnë këto ngjarje me mbjelljen e një fidani.

 

“Për herë të parë në këtë vit nuk do t’i kushtëzojmë, por do t’i inkurajojmë të gjithë ata që lidhin martesë apo regjistrojnë fëmijët e sapolindur me mbjelljen e një peme. Është një kusht miqësor, jo se nuk e kemi detyrimin t’ua japim certifikatën e martesës apo të lindjes, porse duam që ta kushtëzojmë për të emancipuar prindërit. Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor”,

 

Veliaj u ka bërë thirrje edhe bizneseve që operojnë në Tiranë që t’i bashkohen kësaj nisme.

 

“Dua t’i ftoj bizneset, administratorët e pallateve, ndërlidhësit e komunitetit, secili të piketojë një vend në zonën e tij. Pemët janë e vetmja gjë që mund të mbillen në çdo kohë, në ditë me shi, me kohë të vrenjtur, me diell, gjatë gjithë muajve nga nëntori deri në prill, ndaj besoj se do ta thyejmë rekordin që patëm vjet me 150 mijë pemë. Fillimi duket i mbarë, por ama secili duhet të japë një kontribut. Shteti dhe bashkia mund t’i bëjnë disa gjëra, por disa gjëra të tjera kërkojnë një kontribut dhe ndihmë nga të gjithë, kështu që mezi pres që çiftet e reja dhe ata që regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur në Tiranë, bashkë me certifikatat përkatëse të marrin edhe etiketën e tyre për të mbjellë një pemë të re për një jetë të re dhe për një familje të re që vjen në qytetin tonë”

 

Edhe këtë sezon Bashkia e Tiranë synon të shtoje gjelbërimin jo vetëm në parqe e sheshe, por edhe në çdo lagje të qytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *