Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në Toronto, për...

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga zjarret në...

Rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, Agron...

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat...

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet katër operacioneve...

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump, Irani kryeson...

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin më të...

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Veliaj: Edhe Këshilli i Europës do të vëzhgojë zgjedhjet të dielën

26 Qershor 20:21

Zgjedhjet lokale që do mbahen të dielën do të monitorohen nga afër nga një trupë shumë e madhe vëzhguesish ndërkombëtar. Përveç atyre të OSBE-ODIHR-it, në Shqipëri do të mbërrijnë edhe një numër tjetër vëzhguesish nga organizma dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare siç është edhe Kongresi i Këshillit të Europës.

 

Kandidati socialistë, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur sot gjatë takimit elektoral në zonën e Dajtit dhe Freskut se në total deri më tani janë regjistruar plotë 900 vëzhgues në zgjedhje.

“Tani që kanë mbaruar komplet, tani që janë komplet të falimentuar, që i ka plasur sherri, Saliut me Lulin, tani që i ka plasur sherri Lulit me kryetarët e bashkive që i mori në qafë dhe që për tre ditë do i nxjerrë të gjithë në rrugë, tani që po shpërbëhen, që u kanë dalë parti të tjera, tani që s’u bindet më njeri se përfundon në burg dhe pastaj s’del nga Shqipëria po preku zgjedhjet, tani që ka prekur fundin mendoi që t’ia fuste edhe një rrenë tjetër dhe sot e pashë Lul Bashën dhe tha: Nuk do ketë vëzhgues të huaj dhe në një moment mendova që hunda po i rritej aq shumë, thashë do na thyejë televizorin duke iu rritur hunda se po shtoheshin rrenat. Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000”.

 

Duke e konsideruar të pavërtetë dhe të gënjeshtërt lajmin e bërë të ditur nga kryetari i opozitës, Veliaj bëri të ditur se kryetarët e bashkive të djathta kanë mashtruar përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke i bërë të ditur se në Shqipëri ditën e diel i pret lufta. Veliaj theksoi se në cilësinë edhe të përfaqësuesit të kryetarëve të bashkive të Shqipërisë në këtë Kongres ka informuar zyrtarisht këtë autoritet për të vërtetën dhe duke i garantuar se asgjë e keqe nuk do të ndodh. Ndaj tha ai pas këtij sqarimi Kongresi i Këshillit të Europës do jetë në Shqipëri të dielën për të monitoruar zgjedhjet.

 

“Po çfarë kishte ndodhur? Ishte një organizatë, pra një nga 40 organizatat e cila thoshte që kemi marrë raportime për dhunë. Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore. Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja. Çfarë ndodhi? Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë: Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë? Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Erion Veliaj Fushatë KE

Nga e njëjta kategori

Rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, Agron Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga Kuvendi

më shumë...

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj nxorri fytyrën e vërtetë, vesi del me shpirtin

më shumë...

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes: Investim strategjik për sigurinë kombëtare!

më shumë...

Marrëveshja prej 302 mln dollarësh, Balla: Mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në...

10:53

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga...

10:40

Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up,...

10:20

Rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me...

10:10

Aksident zinxhir në aksin Elbasan–Metalurgji, përfshihen katër...

10:00

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës,...

9:46

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet...

9:36

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump,...

8:44

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin...

8:32

Marrëveshja me SHBA-në/ 302 mln dollarë kredi...

8:12

Horoskopi ditor, zbuloni çfarë ju pret sot...

8:01

Temperaturat ngjiten deri në 37°C, mot i...

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.