E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj: E shembëm natën që mos të kishim të lënduar, për godinën e re do marrim kredi

Pas shembjes së teatrit kombëtar dhe protestës së zhvilluar para ministrisë së brendshme, Kryetari i Bashkisë Tiranë i prezantoi Këshillit Bashkiak planin për ndërtimin e teatrit të ri. Akuzave të shumta pse godina u vendos të rrëzohej gjatë natës, Erion Veliaj iu pergjigj duke thene se kjo u bë për të shmangur të lënduarit apo incidente të tjera.

Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.

Reklamë

Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara“.

Erion Veliaj nuk artikuloi asnjë shifër sesa do të kushtojë por njoftoi se paratë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar do ti marrë kredi.

“Nuk i kemi lekët, por Teatrin do ta bëjmë me paratë e bankës. Ne marrim kredi nga BERZH-i dhe banka të tjera. Është praktikë normale. Po e bëjmë vetë, qeveria i jep bashkisë garanci sovrane dhe ne e marrim nga bankat dhe e bëjmë vetë. Besoj që në këto tre muaj do të punojmë me dy ekipe, ekipi financiar, që negoccion kredinë dhe ai teknik për detajimin e projektit. Teksa shkojmë drejt detajimit kemi mundësi që të bashkëpunojmë të gjithë për të hapur themelet brenda këtij viti” 

Të njëjtat foto që iu prezantuan këshilltarëve bashkiak, kryeministri Edi Rama i publikoi në një postim të tijin më të hershëm. Shefi i qeverise u shpreh i bindur se ndertesa e re, projekti i se ciles mban firmën e arkitektit danez Bjarke Ingels do t’u pëlqeje të gjithëve, edhe atyre që sot nuk shohin më larg se dje. Sipas Ramës, teatri i ri do t’u japë një skenë dinjitoze artistëve publikut dhe gjeneratës së re një destinacion kulturor të përmasave evropiane.

Me poshte video e shperndare nga Veliaj per projektin e Teatrit te ri.

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/3474494189228693/?t=13

Më shumë video

Reklamë