Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj padit ish-kryeministrin, Sali Berisha për shpifje. Përmes një njoftimi zyrtar, GJKKO njofton se kryebashkiaku, Erion Veliaj nuk është paraqitur në seancën gjyqësore.

“Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387  të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 83, datë 15.12.2023, vendosi:

Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 126, datë regjistrimi 22.11.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

 

Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajturat sipas tij, “lidhje” të Veliajt me Iranin. Për të gjitha këto akuza, kryetari i bashkisë paraqiti një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të dëmtuar akuzues Erion Veliaj dhe me të akuzuar Sali Berishën./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *