Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS me Kryeministrin Edi Rama, tha se në kryeqytet kishte 42 pallate me çarje fuge që do të analizohen nga inxhinierët nëse ka nevojë për ndërhyrje.

 

“Kemi pas 42 pallate që kanë pasur këtë çështjen e hapjes së fugës dhe kemi bërë një raportim të detajuar, në mënyrë që inxhinierët më pas të bëjnë një vlerësim nëse ka nevojë për ndërhyrje strukturore, ose jo. Në fshat paraqitet situata pak më e vështirë, kryesisht në Pezë dhe Ndroq. Kemi rreth 70 shtëpi me dëmtime serioze, kryesisht shtëpi të vjetra të ndërtuara me gurë, të cilat duhet t’i konceptojmë nga e para dhe t’i bëjmë nga e para.”

 

Veliaj tha se sot do të caktohet edhe buxheti për menaxhimin e rasteve të Tiranës dhe fondin e solidaritetit.

 

“Kemi një mbledhje të Këshillit Bashkiak sot, për të ndryshuar buxhetin, për të përcaktuar një fond për menaxhimin e rasteve të Tiranës dhe sigurisht një fond solidariteti për Durrësin apo kudo tjetër ku të ketë nevojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *