Subscribe

Edhe pse ende nuk kemi nje date te dekretuar nga presidenti per zgjedhjet vendore te 2019, forcat politike kane nisur angazhimet ne terren.

 

Gjate prezantimit te projektbuxhetit ne Laparke, zone qe ne dy pale zgjedhje ka votuar ne shumice per partine socialiste, Erion Veliaj deklaroi se PS do te fitoje ne 61 njësite vendore.

 

“Kush punon në komunitet? Kush i bën vepra fjalët që thotë në fushatë, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet? Vetëm një forcë: Partia Socialiste e Shqipërisë! Mezi pres që bashkë me Blerinën dhe energjinë që po çlirohet në gjithë Shqipërinë, me Edi Ramën në krye të PS, të fitojmë në 61 bashkitë për të pasur mundësi që lulëzimin, pastrimin, higjienën, investimet që po shohim në Tiranë, të kemi mundësi t’i shohim në çdo cep të Shqipërisë. Ne socialistët, por edhe miqtë tanë të djathtë, që e kuptojnë se këto zgjedhje janë kush të mbaron punë dhe jo për ideal të partisë, do të fitojmë bindshëm jo vetëm në Tiranë, në Laprakë, në Kodër Kamëz, Institut dhe kudo tjetër, që njerëzit të kenë shansin të shikojnë të mirat e këtyre investimeve në çdo komunitet”

 

Erion Veliaj ka folur edhe per opozitën, e cila bllokon punën ne Këshillin Bashkiak, por nuk mungon sipas kreut te bashkësie per te firmosur per pagesën e anëtareve demokrate.

 

“Pyetja që kam për PD është: Pse nuk vini kur votojmë ndihmën ekonomike për familjet e Laprakës? Pse nuk vini kur votojmë asistencën e personave me aftësi të kufizuar? Pse nuk vini kur votohet bonusi i qirasë? Pse nuk vini kur votohet rimbursimi i energjisë? Pse nuk vini kur shpërndahen banesat sociale? Pse nuk vini kur bëjmë investime në komunitet? Si ka mundësi që e kanë menaxhuar këtë qytet dhe këtë komunitet, sidomos Laprakën, që e kanë pasur bastion, dhe nuk kanë bërë asnjë punë?! Si ka mundësi që vijnë një minutë, sa për të firmosur procesverbalin në Këshillin bashkiak dhe zhduken pa marrë asnjë vendim?

 

Kryebashkiaku ka sqaruar banoret e Laprakes se fusha e sportit do te mbetet terren sportiv. Sipas tij administrata e kryetarit Basha kishte plane per ta tjetërsuar ne sipërfaqe ndërtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *