Subscribe

Erionj Veliaj vlerëson rrjetin e  vullnetareve, veçanërisht pas angazhimit ne maratonën e Tiranës.

 

 “E di sa e rëndësishme është që të mbështetesh në çuna dhe goca që duan të bëjnë mirë, që janë profesionistë. Në shumicën e kohës jemi ankues profesionistë, jemi specialistë të tregojmë si nuk bëhet një gjë dhe patjetër, japim mend nga kafja apo pika e basteve. Por, ‘hanë bukë veç’ ata njerëz që thonë: Unë s’jam pjesë e këtij kori qaramanësh, dua të bëj diçka të veçantë, qoftë edhe pa pagesë, të jap kontributin tim dhe të jem shembull se si bëhet më mirë”,

 

Kreu i Bashkisë tha se do te vijoje mbështetjen ndaj rrjetit te vullnetareve edhe me projekte te tjera.

 

“ Kur shikoj se si është transformuar ajo hapësirë te Liqeni, se si është kthyer në zonën më të vizituar sot në Tiranë, është kompliment për punën e të gjithëve. Në qoftë se rrjetin e vullnetarëve që ndihmojnë e shtrijmë edhe tek Pazari i Ri, në mjedise të tjera publike masive si sheshi “Skëndërbej”, atëherë mund të japim edhe më shumë garanci për qytetarët”

 

Ne maratonen e Tiranes u angazhuan qindra vullnetare te cilet ndihmuan ne mbarëvajtjen e eventit gjate gjithe itinerarit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *