E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj: Do kërkojmë dënim maksimal për shoferin që përfundoi mbi digën e liqenit; Zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe në qytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X5 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

 

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! 

 

Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj.

Më shumë video

Reklamë