Veliaj dhe Lleshaj paditen për “tentativë vrasje”
Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka depozituar këtë të premte ne prokurorinë e posaçme anti-korrupsion një padi për “tentativë vrasje” ndaj ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Juristja Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK arrestimin e tre tyre pasi sipas saj ata mund të fshehin provat .
Ndërkohë regjisori Robert Budina u shpreh se ceshtja do të ndiqet deri në fund dhe do te kerkohet edhe hetimin nga ndërkombetarët .
Ne kallzim thuhet se provat të cilat aleanca disponon janë filmime , raporte mjekësore si edhe dëshmitë e artisteve dhe aktivisteve që ishin të pranishëm me date 17 maj kur u shemb teatri .
Ky kallëzim nuk është i pari që Aleanca për mbrojtjen e teatrin ka depozituar pasi pak ditë më parë u padit kryebashkiaku veliaj dhe nenkryetarit Mazniku për shpërdorim detyre . . Ndërsa në Prokurorine e Tiranes jane kallëzuar tre inxhiniere te institutit te ndertimit të cilët e kishin cilësuar godinen te pa pariparueshme .




