Subscribe

Erion Veliaj i kundërpërgjigjet Presidentit te Republikës, Bujar Nishani. Kryetari i bashkise e ka akuzuar kreun e shtetit, se po përdor te gjitha institucionet qe ka nen kontroll, për te penguar punët dhe projektet e bashkisë. Gjate konferencës per shtyp, kryebashkiaku kërkoi përgjigje nga presidenti Nishani për një sere pyetjesh. Me nje gjuhe te ashpër dhe kritike, Erion Veliaj e ka cilësuar presidentin Nishani jo vetëm te dështuar ne punën e tij, por edhe hajdut te ëndrrave te shqiptareve. Debati ne distance mes kryetarit te bashkisë Erion Veliaj dhe Presidentit te Republikës ka nisur me heret. Shkak i replikave te ashpra është bere projekti i bashkisë për ndërtimin e këndit te lojërave te fëmijëve ne Parkun e Liqenit. Debatet janë rikthyer ditët e fundit pas protestës se bashkisë, për pezullimin e ndërtimit te pese pallateve pranë Digës se Liqenit, leje e dhënë nga ish-kryetari Lulzim Basha. Ndërtimi i këtij kompleksi është kundërshtuar me herët nga komiteti i digave, shoqëria civile dhe se fundmi Bashkia e Tiranës. Presidenti i Republikës dhe kryetari Basha nuk janë shprehur ne lidhje me këtë ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *