Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguron qytetaret se brenda 5 viteve të ardhshme, kryeqyteti do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë, bazuar edhe ne planin e investimeve te Ujësjellës-Kanalizimeve. E kur kane filluar reagimet kundër rritjes se çmimit te ujit Veliaj e konsideron domosdoshmëri vendosjen e tarifave te reja.

 

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pasi jemi ende në një situatë krize. Duam që brenda 5 viteve, me planin tonë të investimeve, Tirana të ketë ujë 24 orë. Nëse dikush është i shqetësuar për atë 20 lekëshin, mjafton vetëm 10 sekonda të mbylli çezmën. Sikur 10 sekonda të kursejë ujë në ditë, as nuk e ndjen fare në faturë të gjithë diferencën e çmimit. Ama, me çmim sikur të ishim në Bathore, do kemi ujë sikur të ishim në Korçë.”

 

Teksa inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin urban ne rrugët “Muhamet Gjollesha” – “Myslym Shyri” – Rruga e “Kavajës”, Veliaj deklaroi se falë ndërhyrjes është mundësuar transformimi i plotë duke sjellë një përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë banorët.

 

“Kjo ka qenë një lagje që mund të jetë shumë afër Tiranës, por totalisht katrahurë në mënyrën se si ishte ndërtuar pa leje, në mënyrën se si ishte zënë hapësira publike, se si ishin zaptuar të gjitha terrenet, se si ishin bërë shtesat. Sot kemi një rezultat spektakolar. Kemi 38 rrugë, kemi gjetur disa hapësira ku kemi bërë sheshpushime, lulishte, kënde ku mund të kalojnë kohën e lirë qytetarët.”

 

Kryebashkiaku tha se fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë edhe sistemimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ndërsa bëri të ditur se 4 shkolla të reja janë gati që të hapen për vitin e ri shkollor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *