Subscribe

Qendra e Kulturës në Baldushk duket e bukur vetëm nga jashtë sepse Brenda shërben për të mbajtur lopë e pula. Ky ishte denoncimi i kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi këtë të dielë. Nga Baldushku, ai akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj se ka bërë propagandë e ka mashtruar qytetarët kur e ka inaguruar këtë qendër.

 

“Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasadë të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne. Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat. Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin. Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona. Shiheni këtë godinë. Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë.”

 

Këlliçi tregoi sesi duket brenda Qendra e Kulturës, e cila ishte me mullar bari dhe lopë e pula.

 

“Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.”

 

Kreu i FRPD paralajmëroi se opozita çdo ditë do të tregojnë sesi Erjon Veliaj bën propagandë dhe tallet me qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *