Kryetari i Bashkisë se Tiranës ironizon deklaratën e Lulzim Bashes, se pas 25 qershorit, ai do te jete kryeministër i ekonomisë. Sipas kryebashkiakut lista Basha, është nje liste e mundur nga socialistet qe ne 2015-ën.
Nga njësia nr 9, ku zhvilloi takimin me banoret e zonës, Veliaj u kërkoi qytetareve te zgjedhin Partine Socialiste, per te vazhduar punët per kryeqytetin.
Veliaj sqaroi se Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimet e bera dy vite me pare, duke ndërtuar rruge, kopshte, ujësjellës e duke mbjelle peme.