Subscribe

Hapet njësia e 13 administrative e Tiranës, ajo e zonës se Kodrës se Diellit dhe Kopshtit Botanik. Fëmija e pare e regjistruar ne lagjen e re është ajo e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zhvendosjes nga njësia numër 2.

 

“Do jem i pari që do përfitoj nga lagjja e re, do transferoj Ajolën, Kajanin dhe veten time këtu, për disa arsye: Së pari, se qendrën e votimit do ta kem këtu dhe nuk ka nevojë të transferohem në pjesën tjetër të Tiranës; së dyti, shërbimet do t’i marr këtu. Jam dyfish i gëzuar: së pari, si kryetar i Bashkisë ka qenë ëndërr që të afronim shërbimin tek qytetarët dhe që ky shërbim të reflektonte realitetin e Tiranës sot. Që do të thotë: nëse Tirana është rritur përtej vijës së verdhë, tek Unaza e Re, Kodra e Diellit, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë dhe pjesa tjetër tek Fresku, midis Dajtit dhe Kinostudios, atëherë shërbimet tona duhet të reflektojnë këto realitete, ndaj fillojmë me promovimin e lagjes së parë. Njësia administrative 13 është këtu në Rr. ‘Rrapo Hekali”.

 

Kryetari i bashkisë u beri thirrje qytetareve  te transferojnë gjendjet civile pranë vendbanimeve te tyre.

 

“Nuk ka nevojë të shkosh tek njësia e vjetër, transferimi ndodh automatikisht, pa asnjë gjobë. Është një mënyrë ideale për të pasur të gjithë shërbimet këtu, jo vetëm certifikatat, por duke nisur nga 1 janari, edhe shërbimin e pasaportës e kartës së identitetit, duke qenë se edhe kompania “Aleat” do i atashohet tre lagjeve të reja”.

 

Kryetari i bashkisë ka inauguruar edhe zyrat e reja te lagjes 13 ne Tirane e cila do te mbuloje zonën jugore te Tiranës, Seliten, Kodrën e Diellit dhe Liqenin e Thate. Ndërkohë dy njësite e tjera qe do ti shtohen Tiranës ode te jete ajo e zonës se Astirit dhe Freskut midis Dajtit dhe Kinostudios.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *