Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 June 2025
Vizion fokus

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë...

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi Iran

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i...

Trump: Ishim të informuar për planin e Izraelit, Irani...

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll ambasadën në...

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të...

“Kërcënuan vëzhguesit”, OSBE-ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën: Nuk është e...

Vuçiç kundër Federatës: Ndeshjet me Shqipërinë dhe Anglinë nuk...

Cilat vende në avion janë më të sigurta në...

Dyshohet se vrau kushëririn e tij në Klos, 32-vjeçari...

Veliaj: Askush nuk do lejohet të zaptojë shkolla, kopshte, çerdhe e konvikte! Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, por te marrim vendimet e drejta

10 Shkurt 20:53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pas rindërtimit të konvikteve qe ishin zaptuar prej vitesh në kryeqytet, do të vihen vetëm në funksion të studentëve. Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës ka qenë më solidarja, por nuk do të lejojë më zaptime as të konvikteve, as të shkollave, kopshteve apo çerdheve, të cilat do të jenë vetëm në funksion të fëmijëve.

“Disa qytetarë më thonë: Kryetar, të futemi tani aty ku kemi qenë më përpara, se mbaroi godina e re? U them me shumë dashamirësi: Kjo bashki ka qenë bashkia më solidare në historinë 103-vjeçare si kryeqytet, ka dhënë një pafundësi fondesh për strehim social, kredi të buta, banesa sociale, bonus qiraje, por në 2023-shin të rikthehesh prapë të pushtosh konvikte, të pushtosh kopshte, shkolla, çerdhe, sikur nuk shkon. Ndaj, thirrja ime për të gjithë banorët është: Ne rizaptim të Universitetit Bujqësor, ku sa i mbaruam konviktet, nuk do lejojmë. Konviktet janë për studentët, kopshtet për kalamajtë, shkollat janë për nxënësit, çerdhet janë për bebushat. Për të rriturit kemi bonus qiraje, ta paguan bashkia qiranë nëse nuk ke mundësi, të japim një kredi të butë, të japim banesë sociale, por jo më zaptim”, u shpreh ai.

 

 

“Detyra jonë nuk është të bëjmë politikë për 5 vota, as t’i shtyjmë vendimet meqë është fushata, – tha Veliaj, – çfarë është vendim i drejtë do bëhet tani”.

 

 

Ai përmendi edhe hapësira të zaptuara nga privatë për lokale brenda shkollave e madje edhe kopshteve, të cilat tha kryebashkiaku, me ndërtimin e godinave të reja, nuk do lejohen më të ushtrojnë aktivitet brenda perimetrit të institucioneve publike.

 

 

“Është vendim i drejtë që kopshti te “Myslym Shyri” të çlirohet dhe do çlirohet javën tjetër, se do fillojnë punimet per kopshtin e ri. Isha tek shkolla në Vaqarr – m’u në derë të shkollës, kishin bere lokal. 30 vjet i re qylit me lokal. Tani po bëhet shkolla e re. S’mund të rrijë çibani në oborr të shkollës, m’u në derë. Është prishur sot. Ne duhet t’u shërbejmë të gjithëve. Kur u shërben njerëzve, ka edhe disa që nuk të pëlqejnë. Jam i sigurt, ai i lokalit në Vaqarr as nuk na pëlqen, por për 1000 familje që çojnë fëmijët në një shkollë të re, ku më në fund çlirohet dera, fiton hapësirë dhe frymëmarrje – kalamajtë s’duhet të futen në lokal për të shkuar në shkollë – do e vlerësojnë. Për sa kohë u shërbejmë të gjithëve, nuk duhet të shqetësohemi edhe nëse nuk na pëlqejnë të gjithë,” theksoi kreu i Bashkisë.

 

 

Deklaratat kryebashkiaku i bëri gjatë një ceremonie vlerësimi për punonjësit më të vjetër të Bashkisë së Tiranës.

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Vendi
Tagged:
Kopshte Shkolla Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi Iran

më shumë...

Trump: Ishim të informuar për planin e Izraelit, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë tepër vonë

më shumë...

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll ambasadën në Shqipëri, pezullohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

më shumë...

“Kërcënuan vëzhguesit”, OSBE-ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën: Nuk është e vërtetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:01

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq...

6:36

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi...

6:14

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i...

6:04

Trump: Ishim të informuar për planin e...

5:45

Këto janë shenjat më xheloze të Horoskopit

5:28

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll...

5:24

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6...

5:15

“Kërcënuan vëzhguesit”, OSBE-ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën: Nuk...

5:03

Vuçiç kundër Federatës: Ndeshjet me Shqipërinë dhe...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:05

Cilat vende në avion janë më të...

3:56

Dyshohet se vrau kushëririn e tij në...

3:49

Hapen kutitë e Gramshit e Peqinit, rrëzohet...

3:42

Berisha: “OK” propozimit të Shehajt, mbështës daljen...

3:32

Debati për pagat e gjyqtarëve, kryetarja e...

3:22

Debat tek “integrimi” për 11 majin/ Tabaku:...

3:12

Ish-Presidenti Meta kërkon lirinë, avokati i tij...

3:09

“Mbështësim Shqipërinë në BE”, ambasadori i Gjermanisë...

3:04

Hetimet për tragjedinë ajrore, ekspertë nga SHBA...

2:57

Google rregullon një cenueshmëri serioze që rrezikonte...

Më të klikuarat

  • Nuk ia dolën! Fund tragjik për fëmijët që u nxorrën nga lumi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare, nëna dhe fëmija i mitur mbyt...
  • “Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i Gar...
  • Horoskopi i të premtes, fundjava nis mbarë dhe me lajme të m...
  • Makinat koreane, pse ka pikëpyetje për përdorimin e tyre?
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services