E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Veliaj aplikon vetë për pasaportë dhe apelon: Mos neglizhoni dokumentet e identifikimit

Erion Veliaj zgjodhi t’i përgjigjej menjëherë apelit të ministrisë së brendshme për të mos neglizhuar në aplikimin për kartën e identitetit dhe pasaportës biometrike.

 

Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit në zyrat e reja të njësisë 13 për të plotësuar formularët.

 

Reklamë

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Duke qenë se fluksi i madh i marrjes së pasaportave ka filluar në vitin 2009, atëherë edhe fluksi i madh i skadimit të pasaportave dhe kartës së identitetit, është viti 2019, kështu që besoj se ashtu si puna ime ka edhe shumë qytetarë. Ftesa ime është: mos prisni deri në fundin e vitit, mos prisni derisa ta keni me ngut për një udhëtim që ju vjen pas pak ditësh, por shfrytëzoni këtë kohë të verës, ku edhe pse kanë ardhur emigrantët, edhe pse kanë skaduar pasaportat dhe kartat e identitetit, në aq shumë zyra sa kemi hapur në Tiranë, s’ka fare radhë”,

 

Veliaj bëri apel qytetarëve te Tiranë,që të regjistrohen në zonat ku banojnë: kjo do të ndikojë në rritjen e buxhetit për investime në njësitë përkatëse.

 

 

ERION VELIAJ

 

“Jam shumë i lumtur që lagjet e reja po ofrojnë lehtësira, që më parë ishin një andrallë e vërtetë për qytetarët. Radhë të tëra, dyndje në zyra, për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit. Herën e fundit që isha në këtë zyrë, në zyrën e lagjes sime, më mori 2 minuta kohë që të bëja zhvendosjen e rezidencës. Do të thotë se duhet të regjistrohemi të gjithë atje ku banojmë, që bashkia ta ketë të lehtë edhe për investimet nesër, edhe për mënyrën si ndan buxhetin, ose si ofron shërbimet”, 

Më shumë video

Reklamë