Subscribe

Bashkia e Tiranës vijon ndihmën ndaj bankës se gjakut. Te tjerë punonjës i janë bashkuar nismës per dhurime vullnetare duke shtuar ndjeshëm rezervat.

 

“Nga statistikat që na u ofruan nga Kryqi i Kuq me rritjen 250% të dhurimeve të gjakut gjatë sezonit të verës falë kontributit të Bashkisë Tiranës, është fakt se kemi kaluar me sukses një nga sfidat që tipikisht ndodhin çdo verë, ku prej largimit të pushuesve kemi pasur ulje të dhurimeve dhe kemi pasur shumë problematika kryesisht nga aksidentet, nga të sëmurët me talasemi dhe ata që kanë nevojë për gjak.”

 

Kreu i bashkisë Erion Veliaj u beri thirrje edhe institucioneve te tjera t’i bashkohen kësaj nisme.

 

“Tani do të kalojmë nga një fazë emergjente, në një fazë rutinë ku çdo institucion i bashkisë, në mënyrë kalendarike, 1 herë në 3-4 muaj, të dhurojë gjak; pra, të kalojmë nga zgjidhja e emergjente në një situatë ku edhe mund të parashikojmë se cilat do të jenë volumet e gjakut të dhuruar”

 

Nevojave per gjak veçanërisht kete stine, i janë përgjigjur punonjësit e Agjencisë per Mbrojtjen e Konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *