Subscribe

Jemi në kulimin e një sezoni të nxehtë ku rreziku i zjarreve si pasojë e temperaturave të larta është prezent, ndaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ka bërë apel për më shumë bashkëpunim. Një ditë më parë pyjet në fshatin Ibe, në afërsi të Tiranes u përfshi nga flakët nje sasi e madhe me pyje, por falë bashkëpunimit mes disa institucioneve si dhe banorëve të zonës u arrit izolimi i tyre pa dëme të mëdha.

 

“Kësaj here dolëm faqebardhë, por le të përgatitemi sepse vera s’ka mbaruar akoma, thatësira do të vazhdojë, problemet me ujin do të vazhdojnë, teksa ende presim të bjerë shi pas 150 ditësh thatësirë. Megjithatë, si çdo herë, kur Tirana bëhet bashkë, kur të gjithë bashkëpunojmë, ia dalim me sukses. Bravo dhe faleminderit të gjithëve.”

 

Për Veliajn ky shembull i bashkëpunimit duhet të shtrihet edhe në zona të tjera të Tiranës, për të sinjalizuar çdo rast zjarri. Më tej ai i kërkoi edhe policisë së shtetit që të hetojë për çdo zjarrvënie për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *