Subscribe

Aksionit të bashkisë për të shtuar gjelbërimin iu bashkuan nxënësit e shkollave “Qemal Stafa”, “Servete Maçi” dhe “Partizani”. Fidanët i mbollën pranë amfiteatrit te Liqeni Artificial.

 

“Do të thotë të kuptojmë natyrën, të kuptojmë se i kemi lidhur fatet bashkë, se kjo është një pajë për gjeneratën tjetër, se pemët e mëdha u mbollën nga prindërit e tyre kur ata ishin nxënës, kurse ata duhet të mbjellin tani për të ardhmen, për të gjithë ata që janë fëmijë sot. I jam shumë mirënjohës drejtoreshës, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe zyshës së dalluar, edhe nxënëses ekselence, sepse nuk ka mënyrë më të bukur për ta festuar ditëlindjen se sa duke mbjellë pemë të bukura në hyrje të amfiteatrit.”

 

Kreu i bashkisë i bën thirrje qytetarëve, institucioneve e bizneseve të ndryshme që të bëhen pjesë e aksionit.

 

“Dua t’i ftoj të gjitha shkollat, institucionet, kompanitë, Tirana ka pasur këtë vit një jehonë të jashtëzakonshme për çështje të gjelbërimit dhe të pastrimit. Qyteti nuk bëhet më i pastër duke u ankuar, por duke lënë makinën në shtëpi, duke dalë në natyrë, duke ulur ndotjen, duke mos hedhur plehra dhe duke shtuar gjelbërimin.”

 

Kryebashkiaku  Erjon Veliaj tha se nisma të tilla të suksesshme synojnë që t’i lënë brezave te ardhshëm më shumë gjelbërim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *