E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Veliaj: Aktet antike me zjarr dhe tritol janë sjellje humbësish

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet atë të diegies së kazanëve të mbeturinave nga militantët e opozitës gjatë protestës së 16 marsit në kryeqytet.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku shkruan se ata që sot bëjnë akte të tilla dhune në të njëjtën kohë me vendosjen e tritoleve shtyllave të tensionit, provuan se gjatë katër viteve që drejtuan Bashkinë e Tiranës, nuk e deshën dhe nuk i shërbyen qytetit.

 

“Zjarret ne TR ne te njejten kohe me tritolet e shtyllave te tensionit, jane akte deshperimi te Partise se Dhunes (PD) ✌️E drejtuan TR 4 vite, kurre nuk e deshen e i sherbyen! ?

Aktet antike me zjarr, boje, veze e tritol jane sjellje humbesash! ?

? #TiranaQeDuam ne 23 Mars.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë