Subscribe

Jo vetëm punonjësit e punësuar nga bashkia, por edhe qytetarët duhet ti bashkohen nismës për pastrimin e Tiranës. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u ka bërë thirrje banoreve të Njësive Administrative nr. 2, 3 dhe 4 që të dielën të bëhen pjesë e aksionit per heqjen e mbeturinave.

“Të hënën do të festojmë Ditën e Verës, ndaj në fundjavë kemi vendosur të bëjmë një pastrim të shtëpisë tonë të përbashkët. Pastrimi i Tiranës është përmirësuar ndjeshëm, kompanitë po bëjnë një punë më të mirë dhe sot përbën lajm pse rrugët nuk lahen kur është ftohtë. Para 6 muajsh, ishte krejt e kundërta. Por, nuk mjafton”, u shpreh Veliaj.

Veliaj u ndal edhe tek sistemimi i romeve. Sipas tij,  zgjidhja do te jete zhvendosja finale e tyre ne banesa te mira ne zonën e Shkozës. Askush sipas Veliajt nuk mund t’i imponohet me forcë Bashkisë, për ta detyruar atë të heqë dorë nga punët qe i shërbejnë komunitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *