Bashkia e Devollit ka shpallur pas vdekjes “Qytetare Nderi”, mësuesen e ndjerë Luiza Dule, e cila humbi jetën në një aksident rrugor.

 

Ky është një vendim që është marrë me propozim të Kryetarit të Bashkisë së Devollit z.Bledjon Nallbati.

 

Këshilli Bashkiak vendosi shpalljen “Qytetare Nderi” pas vdekjes, për mësuesen Dule, e cila humbi jetën aksidentalisht mëngjesin e datës 19.12.2018, rrugës për në fshatin Arrzë, ku edhe jepte mësim në këtë fshat prej shumë vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *