Në më pak se 12 orë kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Coronavirusi në vendin tonë.

Te marten pasdite infarkti miokard i mori jetën 77 vjecarit nga Kavaja i cili po trajtohej prej dy javësh në spitalin infektiv. Përvec se i prekur nga virusi i ri Covid 19 ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqeruses si diabeti dhe insuficensa renale kronike.

Ndërsa viktima tjetër është një 69 vjecar nga Hasi i cili prej 8 ditësh trajtohej në spitalin infektiv. Gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësur dhe tre ditët e fundit ndodhej  në intubim.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të martë koronavirusi i mori jetën nje 62 vjecari nga Durrësi.

Ndryshe nga ditët e fundit,  të identifikuarit me koronavirus u rriten me 20 raste të reja.

Vazhdojnë të shtohen të prekurit nga virusi në terapi intensive, me tetë të tilla.

Zinxhiri i infeksionit zgjerohet çdo ditë veçanërisht në Tiranë, duke e çuar numrin e të infektuarëve në 129. Nga testimet e kryera oret e fundit ato shtohen në Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë.

Deritani, përveç atyre që janë vetizoluar pacientët e tjerë me koronavirus vazhdojnë të marrin shërbimin në Spitalin Infektiv. Në Covid-2, te “Shefqet Ndroqi” eshte nën kujdesin e mjekëve 18 vjeçarja, nga Lezha, mbartëse e virusit që iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në apandesitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *