E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vdesin dy fëmijë në aksident

Nje aksident tragjik ndodhi pasditen e kësaj te shtune. Dy fëmijë te moshës 3 dhe 5 vjeç, humben jetën dhe një tjetër është plagosur rende, teksa makina qe drejtohej nga nena e tyre 24 vjeçare, u përplas me trafikndaresen anësore. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20, në Durrës – Kavaje, pranë Qerretit. Për shkak të plagëve të marra, dy të miturit nuk kanë mundur te mbijetojnë. Vetë drejtuesja e mjetit me foshnjën 1-vjeçare, ka mbetur e plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dyshon se shkak i aksidentit është bere humbja e kontrollit nga shoferja, ose për shkak te celularit, ose pasi nje nga fëmijët mund t’i ketë tërhequr vëmendjen. Kjo pasi njeri prej tyre ishte ne vendin e pare. Po ashtu, makina ka qene me shpejtësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë