E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Vdes turistja kineze në Francë, ishte infektuar nga koronavirusi

Koronavirusi ka shënuar vdekjen e parë ne kontinentin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë së Francës Agnès Buzyn.

 

Reklamë

AGNÈS BUZYN

 

Reklamë

MINISTRE E SHENDETESISE FRANCE

 

“Mëngjesin e djeshëm mora lajmin për vdekjen e një turisti që po kurohej në një  nga spitalet tona. Kjo është vdekja e parë që shënohet nga koronavirusi në Europë.”

 

Viktima ishte një turiste kineze, 80 vjeçe, nga provinca Hubei e Kinës.

Ajo ka qëndruar në Francë në 16 janar dhe pas shfaqjes së shenjave të para të koronavirusit, u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar.

Vdekja e turistes kineze është e para jashtë territorit të Azisë, e katërta pas 3 të tjerave të raportuara në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Në Francë janë aktualisht 11 raste të konfirmuara me koronavirus, 6 prej të cilëve janë nën kujdes intensiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë