E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdes shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së

Diplomati japonez që drejtoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukiya Amano ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

 

Amano, i cili kishte eksperiencë të gjatë në çarmatimin, diplomaci dhe energjinë bërthamore, ishte shefi i agjencisë kryesore të Kombeve të Bashkuara që rregullon çështjet bërthamore në mbarë botën që nga viti 2009.

 

Reklamë

Lajmi për humbjen e tij është konfirmuar nga Sekretariati i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

 

“Sekretariati i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me keqardhje me dhe me trishtim më të thellë njofton vdekjen e Drejtorit të Përgjithshëm Yukiya Amano.”

 

Ndërkohë në lidhje me shkakun e vdekjes nuk ka asnjë informacion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë