E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdes piloti i aeroplanit luftarak amerikan pas rrëzimit në Detin e Veriut

Gjendet trupi i pajetë i pilotit të një aeroplani luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së që u rrëzua në Detin e Veriut.

Aeroplan i tipit F-15, i ashtuquajtur “Shqiponja”, ndërsa ishte në një mision stërvitor, mendohet të jetë rrëzuar 74 milje detare në brigjet e East Yorkshire.

Po ashtu, nuk eshte ende e qarte arsyeja e rrëzimit të aeroplanit, ndërsa aviacioni amerikan ushtarak ka njoftuar se në aeroplan ishte vetëm një pilot.

Vazhdo të lexosh