Kronikë
Vdes një shqiptar dukë bërë plazh në Itali

Një shtetas shqiptar që jetonte dhe punonte prej vitesh në Itali është mbytur duke notuar në një plazh të këtij vendi.
Mesut Sinameta, 62-vjeç banues në Pistoia, gjeti vdekjen ditën e mërkure teksa lahej, në Marina di Veçhiano.
Ai kishte shkuar në plazh me familjen e tij, por pësoi goditje në zemër në kohën që u fut për të notuar.
Roja bregdetare italiane, e nxorri në breg 62-vjeçarin dhe i dha ndihmën e pare, madje mjeket përdoren edhe defibrilatorin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që shqiptari të jetonte.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




