E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes nga COVID-19 mësuesi grek që jepte mësim në shkollën private në Korçë

Një lajm i keq vjen nga Greqia. Burime të siguruara bëjnë me dije se mbrëmjen e të mërkurës ka ndërruar jetë nga COVID-19 mësuesi grek i shkollës “Omiros” në Korçë.

 

Reklamë

Mësuesi nga Kosturi u tha se për shumë ditë ka qenë i vetëkarantinuar në banesën e tij në Kostur, por më vonë mësohet të jetë shtruar në një nga spitalet e Selanikut aty ku një natë më parë ka gjetur vdekjen.

 

Pas diagnostikimit të mësuesit me COVID-19, të gjithë personat e kontaktit me të janë vetëkarantinuar për 14 ditë në banesat e tyre dhe për fat të mirë deri tani nuk ka pasur asnjë rast tjetër nga kjo shkollë me më shumë se 400 nxënës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë