Ndërron jetë në spital një nga personat e plagosur në aksidentin e të hënës në mbrëmje tek zona e Kodrës së Diellit në Tiranë.

 

Bazgan Hysa humbi jetën në spital nga plagët e rënda të marra kur u godit nga makina që drejtohej nga shtetesja Elinta Garo.

 

29-vjeçares i doli makina nga kontrolli duke goditur katër persona.

 

Fatkeqësisht 60-vjecari Bazgan Hysa ndërroi jetë disa orë më vonë.

 

Ne spital mori mjekim edhe bashkeshortja e tij Valentina Hysa 57 vjeçe e cila fatmiresisht është jashtë rrezikut, sikurse edhe  Alkuna Telhaj 27 vjeçe.

 

Policia arrestoi shoferen që shkaktoi aksidentin Elinta Garo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *