Subscribe

Jorgo Zani i njohur si mostra e Palasës, i cili masakroi një fëmijë 12-vjeçar ka gjetur vdekjen në burgun ku po vuante dënimin. Mëngjesin e së mërkurës Zani është gjetur i pajetë, në burgun e Krujës.

 

Sipas informacioneve te policisë, ai ishte ngjitur në katin e dytë të godinës nëpërmjet nje teli rrufepritësi dhe prej andej ishte hedhur në tokë. Mesohet se Zani ka mbetur i vdekur per shkak te plagëve te marra.

 

I burgosuri mbahej në izolim, pasi kishte probleme të theksuara mendore. Në 17 gusht të vitit 2016, Jorgo Zani i preu barbarisht kokën një fëmije 12-vjeçar, i cili kishte shkuar tek gjyshërit për pushime në Palasë të Himarës.  Autori i krimit makaber qe tronditi opinionin, kishte lidhje gjaku me fëmijën e mitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *