E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes në banesën e tij “Gjenerali” Nehat Kulla

Vdes në moshën 67 vjecare Nehat Kulla, një nga personazhet famëkeq të 1997 në Tiranë.

“Gjenerali”, nofka me të cilën ai njihej, vdiq në banesën e tij. Dyshohet se ai ka pësuar trombozë në mushkëri.

I forti i Tiranës, i cili bazën e tij e kishte në Kinostudio dhe Tufinë kishte lënë burgun vetëm pak kohë më parë.

Nehat Kulla dhe banda e tij u bënë të njohur në atë kohë sidomos pasi arritën të ruanin të paprekur nga trazirat repartin e xhenios.

Reklamë

Megjithatë banda e tij kreu shumë krime dhe vrasje, ndërsa vetë “Gjenerali” u akuzua dhe u dënua për vrasjen e Halim Gjuzit, shofer I ish z.v./ministrit të Arsimit në atë kohë, Halit Shamati.

Për këtë vrasje Kulla kreu 20 vite burg.

Për familjen Kulla kjo ishte ngjarja e dytë e rëndë brenda një kohe të shkurtër, pasi pak javë më parë i kishte vdekur edhe vëllai si pasojë e koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë