Ne Greqi eshte renduar bilanci i viktimave nga koronavirusi duke e cuar numrin  ne 51. Mbremjen e se merkures ka nderuar jete nga COVID-19 mesuesi grek i shkollës private “Omiros” në Korce.

 

Mesuesi nga Kosturi ishte i shtruar ne një nga spitalet e Selanikut. 51 vjecari ishte baba i kater femijeve dhe prej vitesh  kurohej nga nje semundje e rende.

 

Nderkohe, sipas shefit  te sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë ne Athine, numri i rasteve poyitive me koronavirus ka shkuar ne 1415. Qe nga shperthimi i epidemise ne greqi jane kryer 17.350 teste.

 

Në 24 orët e fundit, pesë persona humben jeten nga Covid-19 në Serbi, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve rezulton 28. Autoritetet kane testuar 4371 individë, ndersa pritet nje mbledhje urgjente e presidentit Aleksander Vucic me qeverine per ashpersimin e masave.

 

Ne Kosove  janë testuar gjithsej 1.380 njerez dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste , per fat te mire vetem me 1 rast humbje jete.

 

Maqedonia e veriut ka shenuar deri me tani 10 viktima. Ministri i Shendetesise informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja.  Gjithsej deri tani janë bërë 3775 testime.

 

Ndersa në Mal të Zi, 17 raste të reja të pacientëve me koronavirus janë konfirmuar, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Kështu, numri i pacientëve me koronavirus është rritur në 140. Nderkohe  1,030 persona janë testuar.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *