Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së Dytë Botërore...

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të gjallë nga...

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

Vdes lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore

11 Shkurt 14:04

Hans Modrow, që ka shërbyer si lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore gjatë një mandati të trazuar që përfundoi me zgjedhjet e para dhe të vetme të lira të vendit, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

 

Partia e Majtë njoftoi përmes Twitterit se Modrow vdiq në orët e para të së shtunës.

 

Modrow mori udhëheqjen e Gjermanisë Lindore pak kohë pas rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë ftoi në Qeveri forcat opozitare. Megjithatë, ai nuk mundi të ngadalësonte momentumin për ribashkimin e Gjermanisë.

 

“I gjithë kursi paqësor i vendosjes së unitetit gjerman ishte pikërisht arritja e tij e veçantë”, shkroi kjo parti në Twitter. “Kjo do të mbetet trashëgimia e tij politike”.

 

Gjatë 16 vjetëve si shef komunist i partisë në Dresden, duke nisur nga viti 1973, Modrow krijoi një reputacion si figurë antiestablishment. Ai refuzoi të merrte përfitimet e partisë dhe jetoi në një banesë normale.

 

Më 1989 – disa ditë pasi ra Muri i Berlinit – u bë kryeministër.

 

Lideri i atëhershëm i linjës së ashpër, Egon Krenz, që udhëhiqte partinë në pushtet, Politburo, u dorëhoq në dhjetor dhe Modrow u shndërrua në figurën kryesore politike të Gjermanisë Lindore. Një muaj më pas, ai u pajtua që të ndante pushtetin me opozitën dhe në Gjermaninë Lindore u mbajtën zgjedhjet e para të lira, mes trazirave shoqërore.

 

Pavarësisht protestave pro-demokracisë, komunistët fillimisht kishin kundërshtuar negociatat për ribashkim. Megjithatë, në shkurt të vitit 1990, Modrow bëri thirrje për bisedime me Gjermaninë Perëndimore drejt “unitetit të atdheut” që do të çonin drejt një shteti të përbashkët, të qeverisur nga një Parlament i përbashkët në Berlin.

 

Partia e Modrow doli e treta në zgjedhjet e para të lira në Gjermaninë Lindore. Ai u bë anëtar i Parlamentit të përbashkët dhe ishte deputet deri më 1994./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
gjermania lindore Komunist vdes

Nga e njëjta kategori

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së Dytë Botërore në Itali, Rama uron Melonin: Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin

më shumë...

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli pas 9 ditësh (VIDEO)

më shumë...

Plagosi kushëririn gjatë udhëtimit me makinë, autori në arrati, policia ngre postoblloqe në Korçë

më shumë...

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:23

Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së...

9:01

Nga Brazili e Kolumbia në Tiranë për...

8:38

Kultivonin drogë në banesa, arrestohen 2 të...

8:23

Mrekulli në Nepal, dy punëtorë nxirren të...

8:11

Mot i nxehtë në vend, temperaturat arrijnë...

8:01

Horoskopi, 4 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar...

7:52

Plagosi kushëririn gjatë udhëtimit me makinë, autori...

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.