E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vdes ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan

Ka ndërruar jetë ne moshën 83 vjeçare diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

 

Sipas ministrisë së Punëve të Jashtme e Austrisë, Rohan në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.

 

Reklamë

Ai së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtissari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.

 

“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë