E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Rajoni

Vdes ish-Kryeministri i Greqisë

Është shuar në mëngjesin e të hënës në moshën 99-vjeçare ish-Kryeministri i Greqisë dhe kryetari honorifik i Partisë Demokracia e Re, Kostandinos Micotaqis.

 

“Sot në orën 01.00 Kostandinës Micotaqis u nda nga jeta, i rrethuar nga njerëzit e dashur” thuhet në njoftimin e  familjes së tij.

 

Reklamë

Kostandinos Micotaqis ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën politike të Greqisë. Lindi në Hania në 18 tetor 1918. Ishte i biri i politikanit dhe gazetarit  Qirjako Micotaqisit.

 

Studioi drejtësi, shkenca politike dhe ekonomik në Universitetit  e Athinës.

 

Në vitin 1990 pas fitores në zgjedhje të Partisë Demokracia e Re, betohet si Kryeministër i vendit. Pas humbjes së zgjedhjeve në 1993 Micotaqis jep dorëheqjen si Kryetar i Partisë Demokracia e Re, duke mbetur deputet.

 

Në vitin 2004 shkëputet nga jeta politike, pas një prezence në politikë prej 58 vitesh.  Prej vitit 1953 ishte i martuar me Marika Januku dhe kanë 4 fëmijë dhe shumë nipër e mbesa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë