E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vdes i moshuari në aksident, shpëton mbesa  

Nje 70-vjeçar qe po udhëtonte me motoçiklete, se bashku me mbesën e tij 16-vjeçare, ka humbur kontrollin dhe ka rene ne lumin Gjader. Vlash Lufi ka gjetur vdekjen, ndërsa e reja është nxjerre nga lumi nga kalimtaret, te cilët e kane transportuar atë drejt spitalit rajonal te Lezhës, ku ka marre ndihmën e pare. Shërbimet policore dhe banoret e fshatit bene te mundur nxjerrjen e trupit te pajete te te moshuarit, 400 metra larg nga vendi i ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te motoçikletës. Megjithatë, vlen te theksohet fakti se ura ku ndodhi aksidenti, është jashtë çdo parametri, pasi mungojnë mbrojtëset anësore.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë