Një i burgosur ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Viktima është shtetasi me iniciale M.L, 38-vjeç, i cili vuante dënimin në burgun e këtij qyteti.

 

Mësohet se 38-vjeçari ka qenë duke luajtur me një aktivitet lojërash me dorë, kur ka rënë në fushë pa ndjenja. Fillimisht i është dhënë ndihma e parë në mjediset e burgut, dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ka mbërritur me shenja jetë.

 

Sipas informacineve dyshohet se vdekja e 38-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *