Sociale
Vdes foshnja nga fruthi

Sëmundja e fruthit i merr jetën nje foshnje 7 muajshe. Shefja e infektivit te pediatrisë Eli Foto konfirmon per Vizion Plus se foshnja pasi u prek nga fruthi pësoi komplikacione, duke kaluar ne pneumoni te rende. Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve, nje jave me pare foshnja 7- muajshe nga Lezha humbi jetën ne spitalin e pediatrisë ne QSUT.
Deri tani ka shkuar ne 65 numri i fëmijëve te prekur me fruth dhe kryesisht te mitur nen moshën 1 vjeç, te cilët ende nuk e kane kryer vaksinën. ISHP ka nisur vaksinimin edhe me herët per t’i shpëtuar prekjes nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




