E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes boksieri bullgar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Shkodër, ku gjatë aktivitetit Boxing Night”, që të gjithë prisnin të festonin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka humbur jetën boksieri bullgar.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin e zhvillimit të ndeshjes në ring.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se kur do zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes në mes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit pas goditjeve te marra ka rene pa ndjenja ne toke.

 

Fatkeqësisht nga rënia në ring boksieri bullgar ka humbur jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë