Aktorja 57 vjecare Kelly Preston, njëkohësisht gruaja e yllit të kinematografisë botërore John Travolta është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Travolta nëpërmjet një postimi në facebook.

“Me zemër të thyer, ju lajmëroj se gruaje e ime e bukur Kelly humbi betejen e saj dyvjecare kundër tumorit në gji. Luftoi plot kurajo dhe e rrethuar nga dashuria e shumë njerezve. Unë dhe familja ime do ti jemi përjete mirënjohes mjekeve dhe infermiereve në “MD Anderson Cancer Center” si dhe të gjitha qëndrave mjekësore që na ndihmuan në këtë bëteje, që për fat të keq e humbëm. Do ta kujtojme Kellyn gjithnjë plot dashuri, shkruajti John Travolta në facebook.

Aktori i famshëm mes të tjerash bëri publik vendimin për tu tërhequr përkohësisht nga jeta publike në mënyrë që ti dedikohet vetëm familjes dhe femijeve te tij në këtë moment të vështirë.

Kelly Preston lindi ne Honolulu ne 13 tetor 1962. Qe ne moshen 16 vjeçe punoi si modele ndersa filmin e pare si profesioniste e luajti ne 1983.

Ndër filmat me te njohur te Preston jane “Space Camp”,  “Twins,”  “The Experts.” “Battlefield Earth,”  “Gotti,” ku ne disa prej tyre ka aktruar përkrah bashkeshortit te saj.

Ajo ishte e martuar me Travolten prej 29 vitesh dhe bashkë patën tre femije.

Në 2009 çifti humbi një nga fëmijët, djalin 17 vjeç, gjatë pushimeve në Bahamas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *